- Reklama -

Inspektorati publikon shtatë rekomandime për trajtimin e aksidenteve në trafik nga Policia e Kosovës

IPK ka publikuar raportin e inspektimit “Trajtimi i aksidenteve të trafikut nga Policia e Kosovës” duke dhënë shtatë rekomandime për Policinë e Kosovës
Departamenti i Inspektimit në kuadër të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) ka publikuar Raportin e inspektimit të rregullt në fushën “Trajtimi i aksidenteve të trafikut nga Policia e Kosovës”.
Inspektimi është realizuar në bazë të Planit Vjetor të Inspektimeve të Rregullta për vitin 2024, për të vlerësuar përkushtimin dhe seriozitetin e njësive policore për të reaguar me shpejtësi në aksidente, shpëtimin e jetëve të qytetarëve, menaxhimin e duhur të vendit të aksidenteve dhe në përgjithësi, ngritjen e sigurisë rrugore në vend.
Objektivat e këtij inspektimi kanë qenë: vlerësimi i kapaciteteve operacionale të njësive rajonale të trafikut, matja dhe vlerësimi i kohës së reagimit policor në thirrjet për aksidente, vlerësimi i veprimeve policore gjatë trajtimit të aksidenteve rrugore, si dhe vlerësimi i administrimit të dosjeve të aksidenteve.
Gjetjet e këtij inspektimi janë me interes për strukturat policore të Divizionit të Trafikut Rrugor (Njësitë Rajonale të Trafikut Rrugor dhe Njësinë për Kontrollin e Autostradës), duke përfshirë nivelin drejtues dhe atë operativ.
IPK në kuadër të Raportit ka dhënë shtatë (7) rekomandime, që kanë të bëjnë me nevojën e përmbushjes së strukturës me personel të mjaftueshëm, përfshirjes më të gjerë të personelit në trajnime profesionale dhe të avancuara, pajisjes së njësive me pajisje për regjistrim dhe skanim të të dhënave nga vendi i aksidentit, dhe përdorimit të programeve të licencuara për skicimin e vendit të aksidentit.
Gjithashtu, Raporti i inspektimit shtron nevojën e pasqyrimit të mjaftueshëm të veprimeve dhe elementëve tjerë në raportet e ekzaminimit të vendit të aksidentit, përdorimit më efektiv të alkool testit për matjen e prezencës së alkoolit tek personat e përfshirë në aksidente, respektimit të protokolleve të parapara lidhur me skicimin/matjen/fotografimin e vendit të aksidentit, si dhe ngritjes së cilësisë së kallëzimeve penale me informata të mjaftueshme.
Lidhur me rezultatin e inspektimit duke përfshirë edhe rekomandimet e dhëna, të gjithë të interesuarit mund të kenë qasje në Raportin e plotë të inspektimit, i cili është i publikuar në faqen zyrtare të IPK-së (shih linkun si në vijim):
- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Komuna e Prizrenit publikon listën përfituese të atyre që kanë plotësuar kriteret për rregullimin e kulmeve

Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në komunën e...

Nis zgjerimi i rrugës Tetovë-Prizren

Komuna e Tetovës tashmë ka nisur punët rreth projektit...

ShSKUK: Viti 2024 ka shënuar rekord të rezultateve në fushën e Kardiologjisë Invazive

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), përkatësisht Klinika e...

Komuna e Prizrenit njofton të gjitha OJQ-të që veprojnë në fushën e shërbimeve sociale

Komuna e Prizrenit përkatësishtë Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort