- Reklama -

Haradinaj u premton përkrahje bizneseve në Suharekë, fton Kurtin të largohet

E qytetarëve të Therandës kandidati për kryeministër i koalicioni mes AAK-së, Nismës, Konservatorëve dhe Intelektualëve, Ramush Haradinaj, u premtoi përkrahje për biznese. Ai i adresoi edhe thirrje kundërkandidatit të tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, që të largohet për, siç tha, të mirën e vendit

Sallë më të madhe të kulturës i kërkoi kryetari i Therandës, Bali Muharremaj, kandidatit për kryeministër të koalicionit mes AAK-së, Nismës, Konservatorëve dhe Intelektualëve, Ramush Haradinaj.

- Reklama -

“Unë e kam një kërkesë për një sallë më të madhe se po e shihni që nuk ka vend këtu e po duhet me qëndru në këmbë”, tha Muharremaj.

Në tubimin zgjedhor të koalicionit “për Kosovën fituese”, mbajtur në Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyqi”, Haradinaj nuk i dha përgjigje kësaj kërkese, por u zotua se do t’i përkrahë bizneset e Therandës.

“Me i dëmtu njerëzit e vendit jeni duke i dhënë përparësi Serbisë, duhet zhvillim të zonave industriale, duhet t’i jepet më shumë tokë Suharekës për biznese se e kanë dëshmuar”, tha Haradinaj.

Ai premtoi se do ta përshpejtojë anëtarësimin e Kosovës në NATO. E nga kundërkandidati i tij në zgjedhje nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, kërkoi të largohet për, siç tha, të mirën e vendit.

“E vetmja mënyrë me u siguru përjetësisht është anëtarësimi në NATO, nëse shkon shpejt anëtarësimin. Por besoj që ky koalicion do ta përshpejtojë anëtarësimin në NATO… për Kurtin fol”, tha Haradinaj.
E lavde për komunat që udhëhiqen nga ky koalicion pati kryetari i Nismës, Fatmir Limaj.

“Suhareka nuk do të bëhet kështu siç është sikur të vazhdonim që në këtë pjesë të  qarkullonin kamion e mjete të rënda po mos të ishte autostrada. Ne po vijmë dhe po ecim me veprat tona dhe do të vazhdojmë me veprat tona”, tha Limaj.

E kryetari i Komunës, Muharremaj, tha se gjatë mandatit ka realizuar më shumë sesa që ka premtuar, tek premtoi se do të vazhdohet me këtë ritëm edhe në nivel qendror.

“Dikush pati thënë se i bën 160 çerdhe, e unë pata thënë 8 e i kam bërë 9”, tha Muharremaj.

Një prej premtimeve kryesore të koalicionit është dyfishimi i pagave për sektorin publik dhe rritja e pagës minimale në mbi 500 euro.

 

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Komuna e Prizrenit publikon listën përfituese të atyre që kanë plotësuar kriteret për rregullimin e kulmeve

Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në komunën e...

Nis zgjerimi i rrugës Tetovë-Prizren

Komuna e Tetovës tashmë ka nisur punët rreth projektit...

ShSKUK: Viti 2024 ka shënuar rekord të rezultateve në fushën e Kardiologjisë Invazive

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), përkatësisht Klinika e...

Komuna e Prizrenit njofton të gjitha OJQ-të që veprojnë në fushën e shërbimeve sociale

Komuna e Prizrenit përkatësishtë Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort