ASK: Rriten çmimet e konsumit: 1,1% vjetore dhe 0,7% mujore

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka njoftuar se çmimet e konsumit u rritën në 1,1% vjetore dhe 0,7% mujore.

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 1,1% në muajin dhjetor 2024, krahasuar me muajin dhjetor 2023. Inflacioni mujor ishte 0,7% në muajin dhjetor 2024. Ndërsa norma mesatare vjetore e inflacionit për vitin 2024 është 1,6%”, njofton ASK.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit në vend në vitin 2024 ishte më i lartë në një mesatare prej (1,6 %)  krahasuar me vitin 2023.Ngritja e indeksit të çmimeve të konsumit është vërejtur te grupet dhe  nëngrupet e COICOP-it: biletat e fluturimeve (10,8%), kafja, çaji dhe kakao (8,0%), pijet alkoolike (6,9%), mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (6,5%), shërbimet financiare (5,8%), uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet (5,3%), qelqurinat, takëmet dhe mjetet e kuzhinës (5,2%), sheqeri, reçeli, mjalta, çokollata dhe ëmbëlsirat (5,1%), pemët (4,8%), gazetat, librat dhe materialet për zyra (4,6%), veshje (4,0%), kujdesi personal (3,7%), energjia elektrike (3,4%), lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (3,3%), duhani (2,7%), buka dhe drithërat (2,5%), shërbimet hoteliere (2,0%) dhe mishi (1,9%) me një ndikim te përbashkët prej 2,0 për qind në IHÇK-it.

Ndërsa rënie e indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit gjatë vitit 2024 është vërejtur te nëngrupe e COICOP-it: karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (-4,4%) dhe blerja e automjeteve (-1,8%) me një ndikim te përbashkët prej -0,4 për qind në IHÇK-it.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 1,1 %  në muajin Dhjetor 2024 krahasuar me muajin Dhjetor 2023. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: kafja, çaji dhe kakao (14,4%), vajrat dhe yndyrnat (9,3%), shërbimet financiare (9,1%), uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet (5,9%), gazetat, librat dhe materialet për zyra (5,0%), mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (4,8%), qelqurinat, takëmet dhe mjetet e kuzhinës (4,5%), qumështi, djathi dhe vezët (3,8%), pijet alkoolike (3,5%), veshje (3,0%), mishi (2,9%), kujdesi personal (2,7%), buka dhe drithërat (2,6%), sheqeri, reçeli, mjalta, çokollata dhe ëmbëlsirat (2,5%), prodhimet ushqimore (1,8%), shërbimet hoteliere (1,8%), veglat dhe pajisjet për shtëpi dhe kopsht (1,6%), duhani (1,4%), pajisje shtëpiake (1,2%) dhe perimet (1,0%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 2,0 për qind në IHÇK-it.

Ndërsa rënie e çmimeve vërehet te grupi i COICOP-it: lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj.(-8,3%), karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (-5,7%), pemët (-4,1%), blerja e automjeteve (-2,5%) dhe energjia elektrike (-2,2%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0,9 për qind në IHÇK-it.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0,7 %  në muajin Dhjetor 2024 krahasuar me muajin Nëntor 2024. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: biletat e fluturimeve (25,4%), energjia elektrike (6,2%), perimet (2,5%), kafja, çaji dhe kakao (2,2%) dhe qumështi, djathi dhe vezët (1,3%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,8 për qind në IHÇK-it.

Ndërsa rënie e çmimeve vërehet te grupi i COICOP-it: pemët (-2,5%) dhe pijet alkoolike (-1,2%) me një ndikim prej -0,1 për qind në IHÇK-it.

 

Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Ndërron jetë afaristi dhe humanisti Haxhi Kemajl Jonuzi

Ka ndërruar jetë në moshën 73 vjçare afaristi dhe...

Osmani uron Milanoviqin për rizgjedhjen president i Kroacisë: Do të forcojmë partneritetin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Zoran Milanoviqin...

Riho Terras, pritet të emërohet raportuesi i ri i PE-së për Kosovën

Eurodeputeti nga Estonia, Riho Terras, pritet të emërohet raportues...

Kurti premton mbështetje ndaj grave: Do ta shtojmë aktivitetin ekonomik

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort