Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar edhe disa vëzhgues shtesë për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen në fund të kësaj jave.
Në mbledhjen e radhës së KQZ-së, u bë e ditur se disa nga vëzhguesit janë nga subjektet politike, disa nga media, ambasada, organizata joqeveritare e të tjerë.
Yll Buleshkaj nga Zyra për Certifikimin dhe Regjistrimin e Subjekteve Politike, tha se numri i vëzhguesve deri tani ka arritur 19 mijë, ndërkaq janë duke shikuar edhe rekomandimet për të akredituar edhe disa vëzhgues tjerë.
Kujtojmë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen këtë të dielë, më 14 shkurt.