Kriptomonedha Bitcoin (BTC), e njohur si më e madhja dhe më e popullorja në botë, ka shfaqur rritje të dukshme javët e fundit dhe është afër kalimit të kufirit psikologjik të 100,000 dollarëve. Sipas analistëve, Bitcoin pritet të arrijë në nivele 6-shifrore në javët e ardhshme.
Megjithatë, analisti Edvin Gavazaj thekson se mund të shohim një korrigjim në çmimin e Bitcoin, duke e parashikuar një rënie nën 88,700 dollarë pas rritjes eksplozive që filloi pas fitores së zgjedhjeve presidenciale nga Donald Trump. Sipas Gavazajt, kjo zgjedhje ka dërguar një mesazh pozitiv për Bitcoin dhe mbështetësit e saj presin një klimë më miqësore rregullatore gjatë katër viteve të ardhshme.
Për më tepër, Gavazaj ka sugjeruar që investitorët të përdorin kuletën digjitale Binance, një nga më të sigurta në botë për ruajtjen e kriptomonedhave. Ai gjithashtu paralajmëron për të qëndruar larg platformës DCPTG, që ka rezultuar një zhgënjim për shumë investitorë lokalë, pasi ka dalë të jetë një skemë mashtrimi, duke i lënë ata me humbje të konsiderueshme.
Shkruan: Edvin Gavazaj