Ministri i Punëve të Brendshme në Serbi, Ivica Daçiq, tha sot se i hedhin poshtë deklaratat e liderëve në Kosovë se Serbia ka gisht në sulmin që u zhvillua mbrëmë në kanalin kryesor të Ibër Lepencit.
Sipas tij, deklaratat në fjalë janë pjesë e një plani për t’i shkaktuar dëme Serbisë në arenën ndërkombëtare.
- Reklama -
“Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë hetimin, por ju kujtojmë se Prishtina refuzon çdo bashkëpunim me ne në luftën kundër krimit dhe terrorizmit, siç përcaktohet në dokumentet ndërkombëtare, përmes KFOR-it, UNMIK-ut dhe EULEX-it”, tha Daçiq, shkruan Tanjug,
- Reklama -
