Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit ka njoftuar se janë angazhuar ekipet e Ndërmarrjen Publik “EKOREGJIONI” për pastrimin e borës në rrugët kryesore të qytetit dhe në disa fshatra të Komunës, pas reshjeve të fundit të borës.
Sipas Drejtorit të Shërbimeve Publike, Çelë Lamaj, ekipet po punojnë intensivisht për të siguruar që rrugët të mbeten të kalueshme dhe të sigurojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve. Pjesë e punës janë edhe rrugët në fshatrat Drajqiq, Pllanjanë, Pouskë, Jabllanicë, Lez, Cvilen, Nepregoshtë, Manastiricë, Gorozhup, Planejë, Lubiçevë dhe Leskovec, ku është e nevojshme pastrimi i borës për të mundësuar qarkullimin pa pengesa.
Lamaj ka kërkuar nga qytetarët që të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes me mjete motorike gjatë sezonës dimërore, duke respektuar kushte më të vështira rrugore për shkak të borës.
“Rrugët kryesore dhe ato në zona të tjera të Komunës po pastrohen me prioritet, por ne kërkojmë mirëkuptim dhe kujdes nga të gjithë qytetarët gjatë përdorimit të automjeteve të tyre,” tha Lamaj.