Kandidatja për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Jetmire Vrenezi me numrin 66, po vazhdon të merr përkrahje të fuqishme në secilin vend që po e viziton.
Jetmire Vrenezi, së bashku me kryeministrin në ardhje Albin Kurti, gjatë ditës së djeshme kanë qëndruar në konakun e familjes së dëshmorit Afrim Krasniqi, në fshatin Bardh të Malishevës, ku dhe u pritën me duartrokitje dhe fishekzjarre.
Me këtë rast kandidatja Vrenezi deklaroi se me ardhjen në pushtet të Lëvizjes Vetëvendosje, familjet e dëshmorëve do të kenë një fokus të veçantë duke u trajtuar mirë si asnjëherë më parë.
Po ashtu, Vrenezi dhe kryeministri në ardhje Kurti, dje takuan edhe qindra banorë të Prevallës, Mushnikovës, Opojës, Dragashit, Shtërpces, Zhurit, Lubizhdës, për të përmbyllur aktivitetet në mbrëmje në qytetin më të bukur, në Prizren.
Artikull i sponsorizuar
Në Bardh, familja e dëshmorit Afrim Krasniqi na priti ngrohtësisht me duartrokitje e fishekzjarre!
Prania e…
Posted by Jetmire Vrenezi on Sunday, 7 February 2021