Objekti komunal në Zveçan është sulmuar me granatë mbrëmë pak para mesnatës, ndërsa përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.
Përveç disa dritareve të thyera në objektin e komunës, janë dëmtuar edhe tri vetura që kanë qenë të parkuara në afërsi, dy prej të cilave me targa të Serbisë dhe një me targa vendore.
Këtë për Klankosova.tv e ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili bëri të ditur se nuk ka të lënduar ga ky sulm.
“Mbrëmë para mesnate ka pas një shpërthim që ne dyshojmë se ka qenë granate dore e llojit M-75. E njëjta ka shkaktuar dëme materiale në ndërtesën e komunës së Zveçanit e poashtu edhe në 4 vetura që kanë qenë të parkuara aty afër”.
“Nuk ka të lënduar apo të dyshimt, ndërsa policia po punon në drejtim të ndriqimit të rastit. Policia mbetet e përkushtuar që të vazhdoj të ofroj shërbimet ndaj qytetarëve të veriut të vendit”, thuhet tutje në konfirmim.
Për nder të 28 Nëntorit, dje në Zveçan – në pjesën veriore e Kosovës, për herë të parë është mbajtur seanca solemne e Kuvendit Komunal. Derisa nuk dihet nëse sulmi ndërlidhet me mbajtjen e kësaj seance solemne.