Një zyrtar banke në Prizren, ka raportuar në polici se një person ka deponuar 422 euro të falsifikuara.
Policia ka sekuestruar paratë dhe rasti është nën hetime.
- Reklama -
“Ankuesi mashkull kosovar, zyrtar i një banke, ka informuar se nga klientët janë deponuar 422 euro para të falsifikuara. Monedhat janë sekuestruar dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.
- Reklama -
