Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer.
Osmani thotë se gjatë takimit kanë diskutuar për çështjet e sigurisë dhe po ashtu për fushën e emigracionit, transmeton Telegrafi.
“Bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes si dhe marrëveshja e arritur së fundmi mes dy vendeve tona në fushën e emigracionit, ishin në fokus të diskutimit me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer”, ka theksuar Osmani.
Tutje, presidentja ka pohuar se “Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar”.
Osmani ka pasur diskutime me liderë nga vende të ndryshme në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Budapest.
Presidentja e Kosovës ka zhvilluar takime bilaterale edhe me liderë të shteteve të fuqishme evropiane.
Osmani u takua me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidentin francez, Emanuel Macron, atë të Turqisë, Recep Tayip Erdogan, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, presidentin e Ukrainës Volodymir Zelenskiy e shumë personalitete tjera të Evropës.