- Reklama -

Krasniqi takoi deputetin gjerman, Thomas Hacker, diskutuan për zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim në Prishtinë deputetin gjerman Thomas Hacker, i cili është edhe raportues për Kosovën në Bundestag. Krasniqi ka bërë të ditur se gjatë takimit me Hacker biseduan për zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon, si dhe për bashkëpunimin ndërpartiak mes PDK-së dhe FDP-së gjermane, edhe përmes aktiviteteve të përbashkëta me Fondacionin Friedrich Naumann (FNF).

“Po sot, bashkë me z. Hacker, hapëm seminarin “Lidershipi dhe Qeverisja Liberale: Perspektivat për Kosovën”, organizuar nga FNF. Ishte një diskutim frymëzues mbi rëndësinë e liberalizmit në politikën tonë, ku bashkë me asamblistë nga Partia Demokratike e Kosovës, theksuam nevojën për një politikbërje të bazuar në ide e vlera dhe lidership të vendosur që adreson sfidat e kohës sonë.”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

- Reklama -

Ai tutje u ka shprehur mirënjohje për partneritetin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm partisë gjermane FDP.

“Shpreh mirënjohje për partneritetin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm që kemi me miqtë tanë gjermanë të partisë FDP. Ky është një moment kyç për Kosovën dhe një mundësi për të rikthyer fokusin tek politika e përgjegjshme që ndërton një të ardhme më të mirë për të gjithë. Unë jam i bindur për rëndësinë që vlerat liberal-demokratike kanë për të ardhmen e Kosovës si kundërpeshë ndaj populizmit dhe bazë për zhvillim e vendit dhe mirëqënien e qytetarëve.”, shkruan në fund kreu i PDK-së./TVPrizreni/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

Aksident tragjik në fshatin Pouskë të Prizrenit – humb jetën një 19-vjeçare

Një aksident tragjik trafiku ka ndodhur sot në orët...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort