Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, përmes një njoftimi në Facebook, ka bërë të ditur se të enjten priti në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Ministri Maqedonci ka njoftuar se gjatë takimit me ambasadorin diskutuan rreth bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushën e mbrojtjes dhe për situatën e përgjithshme të sigurisë.
“U pajtuam që thellimi i bashkëpunimit të vazhdoj të mbetet prioritet i dyanshëm. Gjatë takimit diskutuam edhe për rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes për luftën e drejtë të popullit të Ukrainës, si dhe kontributin aktiv të Kosovës si pjesë e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës. SHBA është mbështetësi kryesor i Republikës së Kosovës në të gjitha fushat.”, shkruan ndër të tjerash Maqedonci./TVPrizreni/