- Reklama -

Sekretari i NATO-s, Rutte: Dialogu nuk ecën përpara ashtu siç ne do të donim

Ministrat e mbrojtjes të shteteve anëtare të NATO-s gjatë takimit dyditor do shqyrtojnë edhe rrethanat në rajon, me fokus të veçantë në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, para nisjes së takimit ka konfirmuar se ka shqetësim në mesin e shteteve aleate për situatën e brishtë në rajon, për shkak të Bosnjës dhe progresit të pamjaftueshëm në dialogun mbi normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë.

- Reklama -

“Ne duhet të jemi të vetëdijshëm për tensionet në Ballkanin Perëndimor. Për faktin se dialogu mes Beogradit dhe Pirhstinës nuk po ecën përpara ashtu siç ne do të donim. Ne e mbështesim dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Sigurisht gjithashtu jemi të shqetësuar për tensionet secesioniste që ende përpiqen të shkaktojnë ndarje brenda shoqërisë së Bosnje-Hercegovinës. Të gjitha këto do jenë padyshim në agjendën tone sepse dëshirojmë të bëjmë gjithçka në mesazhet tona dhe mbështetjen tonë konkrete dhe për të mbështetur Ballkanin Perëndimor”, tha Mark Rutte- sekretar i përgjithshëm i NATO-s.

Tema e Ballkanit Perëndimor do jetë në agjendë në ditën e dytë të takimit ministror, përkatësisht të premten më 18 tetor. Dita e parë do i kushtoihet Ukrainës me ç’rast ne takim do merr pjesë presidenti i këtij shteti Volodimr Zelenski.

Është ky takimi i parë ministror në nivel të NATO-s të cilin do e kryeson sekretari i ri i përgjithshëm, Mark Rutte, i cili morri detyrën në ditën e parë të këtij muaji./RTK/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

Aksident tragjik në fshatin Pouskë të Prizrenit – humb jetën një 19-vjeçare

Një aksident tragjik trafiku ka ndodhur sot në orët...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort