- Reklama -

“Tetor muaj i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit”, ndriçohet godina e Qeverisë

Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës është ndriçuar sot për tetorin rozë.

E kryeministri Albin Kurti është shprehur se shërbimi i mamografisë, si masë parandaluese dhe diagnostikuese, është falas për të gjitha qytetarët e Republikës.

- Reklama -

“Për herë të parë, vjet kemi zgjeruar qasjen në shërbimet e mamografisë mobile edhe në komunat veriore të vendit, ku për vetëm tri ditë janë realizuar 180 ekzaminime. Investimet e realizuara në Klinikën e Onkologjisë dhe blerja e dy akseleratorëve të rinj, përfshirë sistemin më të avancuar C-RAD, po ndikojnë ndjeshëm në cilësinë e trajtimit.  Në QKUK për herë të parë mund të bëhet falas rikonstruktimi i gjirit për gratë që e kanë mposhtur kancerin e gjirit”, shkroi Kurti në Facebook.

“Përkushtimi ynë është i përditshëm, që të sigurojmë qasje sa më të lehtë dhe të barabartë në shërbimet shëndetësore, për zbulimin e hershëm dhe për trajtimin e kancerit të gjirit. Në solidaritet me të gjitha gratë që po luftojnë me vendosmëri për jetën, ritheksojmë se luftën do ta bëjmë bashkërisht. Kancerin e gjirit e mposhtim së bashku!”, shkroi tutje shefi i ekzekutivit.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort