Kryeministri Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, kanë dalë në konferencë për mediat në Tiranë, e cila nisi me firmosje e marrëveshjeve mes dy vendeve, me karakter ekonomik dhe social.
Gjatë fjalës së tij, Erdogani theksoi se’ Xhamia e Namazgjasë është një dhuratë Turqisë për motrat dhe vëllezërit tanë myslimanë në Shqipëri’.
Ndër të tjera presidenti turk falënderoi kryeministrin Rama për mikpritjen, të cilin e quajti mik.
“Përsëri sot me mikun tim Edi Rama do të hapim xhaminë e Namazgjasë, një dhuratë e Turqisë, e cila është dhuratë për motrat dhe vellëzërit tanë muslimanë në Shqipëri. Falënderojmë ata që kontribuuan. Xhamia më e madhe në Ballkan do të jetë një vend ku do të mbizotërojë paqja. Falënderoj mikun tim Rama për mikpritjen e sinqertë.”, u shpreh Erdogan.