I aksidentuari me motoçikletë në Prizren është në gjendje të rëndë.
Kështu ka njoftuar drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla, i cili bëri të ditur se i aksidentuari është dërguar në mjekim intensiv.
“Është transferuar në Mjekim Intensiv. Gjendja është e rëndë”, është shprehur Syla.
I aksidentuari me motoçikletë është i moshës 17-vjeçare./klankosova/