- Reklama -

Në Klinikën Infektive janë të hospitalizuar 10 pacientë me COVID-19, Vishaj: Nuk ka nevojë për panik

Në Klinikën Infektive në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK) janë të hospitalizuar 10 pacientë me COVID-19, ndër ta dy janë me oksigjeno-terapi.

Kështu tha përmes një video të publikuar në rrjetin social në Facebook, drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj.

- Reklama -

Ai po ashtu foli edhe për dy rastet që ndërruan jetë dy ditë më parë në këtë klinikë nga COVID-19.

“Aktualisht në Klinikën Infektive i kemi të hospitalizuar gjithsej 10 pacientë, dy nga ta janë me oksigjeno-terapi. Dy ditë më parë në Klinikën Infektive dy pacientë kanë përfunduar me vdekje. Njëri në moshën 80 vjeçare i cili ka qëndruar në Klinikën Infektive dy orë ngase ka pasur sëmundje të tjera të rënda kronike. Një pacient tjetër në moshën 67 vjeçare i cili lëngonte nga sëmundje të rëndë kronike që ishte duke u trajtuar më përpara në Klinikën Infektive”, ka thënë Vishaj, përcjell Telegrafi.

Vishaj gjithashtu tregoi se për momentin në Klinikën Infektive kanë mjaftueshëm oksigjeno-terapi, barna si dhe staf mbështetës.

“Mendoj që nuk ka nevojë për ndonjë panik. Jemi duke e përcjellë situatën epidemiologjike dhe varësisht nga situata do të veprojmë konform situatës që na vjen”, ka thënë ndër të tjera Vishaj. /Telegrafi/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort