Gjykata e Tiranës të enjten ka vendosur për masën e “arrestit me burg” me qëllim ekstradimi drejt Kosovës të Rigels Rajkut, i njohur si Noizy, dhe Bahtjar Bajraktarit, i njohur si DJ Crax.
Noizy dhe DJ Crax u shpallën në kërkim nga Policia e Kosovës për një rrahje në një diskotekë në Pejë. Të mërkurën, ata u arrestuan në Shëngjin me kërkesë të autoriteteve të Kosovës.
- Reklama -
Dyshja pritet që ditëve në vijim të ekstradohen në Kosovë për rrahjen brutale të dy personave në një diskotekë në Pejë.
Në kërkim është shpallur edhe Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, që dyshohet se është përfshirë në sherr./KOHA/
- Reklama -