- Reklama -

BE-ja përsërit se vendimi për hapjen e urës së Ibrit merret në kuadër të dialogut

Bashkimi Evropian po insiston se çështja e urës mbi lumin Ibër të jetë çështje që diskutohet në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka theksuar se çfarëdo hapi që do të ndërmerret dhe që ka ndikim në njërën apo tjetrën palë, duhet të diskutohet dhe zgjidhet në dialog. Ai ka shtuar se marrëveshjet e arritura duhet të zbatohen.

- Reklama -

“Çfarëdo hapa që do të ndërmerren që ka ndikim në njërën ose tjetrën palë duhet të diskutohen, zgjidhen dhe merren në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Rihapja e urës është çështje e dialogut dhe çfarëdo vendimi për t’u hapur duhet të bëhet brenda dialogut”, ka ritheksuar ai në një paraqitje me mediat.

Bashkimi Evropian ka përsëritur disa herë se hapja e urës së Ibrit duhet të bëhet me diskutime brenda dialogut. Institucionet në Kosovë e kanë kërkuar dhe mbështetur këtë veprim duke arsyetuar se garanton lëvizjen e lirë të të gjithë qytetarëve./KOHA/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort