Kreu i LVV-së njiherit edhe kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka arritur të takohet me qytetarët e Skenderajt. Edhe pse ai u gjuajt me vezë e u fishkëllua nga disa drenicakë.
Këtë e ka bërë të ditur përmes disa fotografive, Kryetari i Mitrovicës, Agim Batiri, përmes një shkrimi në Facebook.
“Sonte, Prekazi e Polaci në mbështetje Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryeministrit Albin Kurti. Drenica gjithmonë vatër e mikpritjes”, ka shkruar ai në Facebook.
Edhe Shqipe Selimi kandidate për deputete nga VV, njëherit gruaja e Rexhep Selimit, ka publikuar foto, ku ka shkruar se Drenica është gati për referendum.
”Në Drenicë bashkë me Kryeministrin, Albin Kurti. Vizitë fshatrave Rezallë e Re, Llaushë, Prekaz i Epërm dhe Polac. Drenica gati për referendum!”, ka shkruar ajo.