Policia e Kosovës ka njoftuar se të marten ka arrestuar një person të cilit i është lëshuar një urdhëresë gjyqësore nga Gjykata Themelore ne Prizren, për veprën penale ‘Detyrim’’, “Mashtrimi “ si dhe raste tjera .
Përpos punës dhe angazhimeve të vazhdueshme në ruajtjen e rendit publik dhe parandalimin e veprave penale, Stacioni Policor në Prizren, është duke realizuar edhe ekzekutimin e urdhëresave të lëshuara nga gjykata.
Me 09.07.2024, në Prizren është arrestuar i dënuari G.K., 34 vjeçar, m/sh/k, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prizren kishte lëshuar Urdhëresat, ai ishte i kërkuar me urdhëresë gjyqësore nga Gjykata Themelore ne Prizren, për veprën penale ‘Detyrim’’, “Mashtrimi “ si dhe raste tjera .
Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresave të gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në kohë zgjatje prej 196 ditë burgim.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave, thuhet në raportin e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren.