- Reklama -

Votat për kandidatët e dënuar e që janë në listat zgjedhore nuk do të numërohen

Moszëvendësimi i kandidatëve të dënuar në listat e deputetëve do të shkaktojë shumë telashe me votimin dhe numërimin e votave pas zgjedhjeve.

Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate dhe Partia Demokratike e Ashkalinjve të Kosovës, nuk i kanë larguar kandidatët për deputetë pas moscertifikimit të disa prej tyre me vendim të Supremes.

- Reklama -

Votimi i mundshëm i këtyre kandidatëve ka ngritur dilema nëse do të mund ta shpallë të pavlefshëm fletëvotimin.

Derisa KQZ-ja pritet që të hënën ta sqarojë një gjë të tillë, Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka treguar se si do të shkojë ky proces.

“Nëse shënjohet një kandidat që nuk është në listë dhe 5 të tjerë, atëherë vota i llogaritet vetëm subjektit politik. Ndërsa nëse shënjohet një kandidat dhe 4 të tjerë duke e përmbushur kështu numrin prej 5 kandidatësh, atëherë thjesht votat u numërohen 4 kandidatëve të tjerë, ndërsa vota e kandidatit që nuk është në listë nuk llogaritet fare”, ka thënë Cakolli.

Por, pavarësisht që vota ndaj këtyre kandidatëve është diskutabile, pretendenti për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti, që njëherësh i është ndaluar garimi, ka thënë se partia e tij do të marrë pjesë në zgjedhje me listën fillestare prej 110 kandidatëve.

“Priten zgjedhjet më 14 shkurt, ne do të garojmë me listën tonë ashtu siç jemi përgatitur. Lista jonë do t’i ketë 110 kandidatë, dhe ne do të fitojmë. Jo vetëm që do të dalim të parët, por shumicën popullore do ta bëjmë shumicë parlamentare më 14 shkurt e çdo ditë pas asaj dite”, ka thënë Kurti.

Listat e partive në të cilat nuk janë zëvendësuar dhe rirenditur kandidatët do të sjellin probleme edhe në numërimin e votave.

KQZ-ja ka rekomanduar që gjatë numërimit të votave, në formularët e rezultateve dhe broshurat e kandidatëve të hijezohen rubrikat e kandidatëve që nuk janë certifikuar për të marrë pjesë në zgjedhje.

Por, një gjë e tillë sipas Cakollit do të mund të sillte shumë gabime e mos pajtueshmëri mes komisionerëve gjatë procesit të numërimit.

“Kjo rrezikon që të na e përsërisë situatën e vitit 2019, kur kemi pasur rinumërim të rreth 90 për qind të vendvotimeve e që në rastin aktual do të mund të kishim rinumërim të tërësishëm për shkak se mundësia e gabimeve do të rritej në mënyrë drastike”, ka shtuar tutje Cakolli.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar të hënën se do të organizojë tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Pas tërheqjes së shortit për renditjen e partive politike më datën 2 shkurt pritet zyrtarisht të fillojë fushata zgjedhore.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort