Skuadra e Lirisë së Prizrenit, sot është përshëndetur nga Superliga e Kosovës në futboll, duke u mposhtur nga Llapi me rezultat të thellë 1:5.
Të vetmin gol për prizrenasit, e shënoi 21 vjeçari, Suhejb Berisha, në debutimin e tij me fanelën bardhë e zi. Suhejbi, është një lojtar tejet premtues dhe pjesë e një gjenerate të shkëlqyer të rinjsh të Lirisë, të cilët i udhëheq trajneri i ri dhe gjithashtu mjaft premtues, Robert Gjeraj.
Ndryshe, Suhejbi, është djali i ish kapitenit të mirënjohur të klubit prizrenas, Ismajl Berisha.