Të premten në shkollën e mjekësisë “Luciano Motroni” dhe gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren, atasheu Riffe dhe Kryeshefi Hodaj dhanë shpjegime për rolet dhe rëndësinë e Inspektoratit Policor dhe Policisë së Kosovës, si dhe ndihmën që ICITAP u ofron dy agjencive.
Përmes një njoftimi IPK, ka bërë të ditur se më shumë se 100 nxënës kanë shprehur mirënjohje për vizitat e Atasheut Kimberly Riffe nga Departamenti i Drejtësisë i Ambasadës së SHBA-së- Programi Ndërkombëtar i Asistencës për Trajnimin e Hetimeve Kriminale (DD-ICITAP) dhe Kryeshefit Ekzekutiv, Kushtrim Hodaj, nga Inspektorati Policor i Kosovës (IPK).
“Zyrtarët u gëzuan duke u angazhuar me studentët dhe stafin në Prizren më 3 maj në shkollat e mesme mjekësore “Luciano Motroni” dhe “Gjon Buzuku”.
Gjatë vizitës, Atasheu Riffe dhe Kryeshefi Hodaj dhanë shpjegime për rolet dhe rëndësinë e Inspektoratit Policor dhe Policisë së Kosovës, si dhe ndihmën që ICITAP u ofron dy agjencive. Atasheja Riffe ndau përvojën e saj të gjerë vendase dhe ndërkombëtare dhe theksoi rëndësinë e të folurit/raportuarit për të parandaluar dhe luftuar krimin. Atasheu Riffe dhe Kryeshefi Hodaj gjithashtu inkurajuan studentët të ndikojnë në ndryshime pozitive në komunitetet e tyre.” Bëhet e ditur në fund të njoftimit.