Sot si rezultat i ankesës dhe sugjerimeve të Gjykatës Supreme, gjykata e Prizrenit ka zbatuar obligimin ligjor që të sigurohet përkthyesi rom dhe kjo në procedurë gjyqësore ku avokatët Gent&Blend këtë çështje e kanë ngritur dhe apeluar në Gjykatën Supreme në formë të ankesës dhe kjo çështje është kthyer në aprovim të ankesës. Andaj sot komuniteti rom ka përkthyes të gjuhës rome të cilin deri më tani gjykata e Prizrenit nuk e ka poseduar.
Sot, më datë 11.1.2024 avokat Gent&Blend me rastin e parashtrimit të kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë në Gjykatën Supreme kanë fituar betejën gjyqësore në raport me dy aktgjykimet e gjykatave të cilat padrejtësisht të akuzuarin, pjesëtarin e komunitetit rom Cevdet Caca të njëjtat vendime e kishin dënuar me burgim efektiv 7 muaj pjestarin rom.
Nga rezultati i ankesës së parashtruar dhe nga vendimi i Gjykates Supreme përveç që ka konstatuar shkelje në vendimet e dy gjykatave ka krijuar edhe një standard të ri juridik për komunitetin rom, për të drejtën për ta pasur përkthyesin e saj në gjuhën rome në procese gjyqësore, të cilën deri më tash ky komunitet nuk e ka pasur.