Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, vlerëson se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë veprim të duhur me pranimin e planit evropian dje në Bruksel.
Haradinaj, në seancë plenare, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që t’i largojë sanksionet ndaj Kosovës, njofton Klankosova.tv
“Kosova dje ka bërë një hap të madh përpara. Kryeministri Kurti pra me pranimin e propozomit të pesëshes për implementimin në këtë rast e ka vendos Kosovën në pozicion të duhur, në këtë kohë pas shumë gabimeve dhe pas një kohet të gjatë të humbur në dialog”, ka potencuar Haradinaj.
“Sipas bindjes time me zhvillimet e djeshme BE duhet të i largoj sanksionet ndaj Kosovës menjëherë, kryeministri i Kosovës ka marrë obligim, ka shprehur obligim ka shprehur gatishmëri me zbatu dokumentin që ka sjellë pesëshja dhe nuk ka shprehur vërejtje në dokument, ka shprehur kërkesa të tjera”.