- Reklama -

A e dini se qytetarët e BE-së mbajnë 700 milionë celularë të vjetër në sirtarët e tyre

Komisioni Evropian ka rekomanduar që shtetet anëtare të inkurajojnë kthimin e celularëve, tabletëve, laptopëve dhe karikuesve të vjetër dhe të përdorur. Sipas KE-së, kjo do të kontribuojë në forcimin e ekonomisë rrethore.

Vlerësohet se në sirtarët e familjeve evropiane ka rreth 700 milionë celularë të vjetër. Telefonat celularë janë plot me materiale të çmuara, të cilat konsiderohen lëndë të para kritike, si metale të rralla, kobalt, indium, tantal, galium dhe metale të çmuara.

- Reklama -

“Më shumë se 700 milionë celularë të vjetër janë në sirtarët tanë, pothuajse dy për frymë. Qytetarët nuk dinë çfarë të bëjnë me ta”, tha Komisioneri për Mjedisin Virginius Sinkevičius.

Ai tha se duhet të ndërmerren hapa për ta bërë më të lehtë kthimin, riparimin dhe riciklimin e këtyre pajisjeve.

Ndër të tjera, komisioni rekomandon inkurajimin financiar të kthimit të këtyre celularëve, mundëson kthimin e tyre me postë, rritjen e shikueshmërisë së pikave të grumbullimit të pajisjeve të vjetra elektronike dhe sqarimin e qytetarëve se si të fshijnë në mënyrë të sigurt të dhënat e tyre nga ato pajisje.

Nëpërmjet Planit të saj të Gjelbër, BE-ja kërkon të braktisë qasjen “merr-bëj-dispon”. Dhe për të ecur drejt një ekonomie neutrale ndaj karbonit, të qëndrueshme për mjedisin, jo toksike dhe plotësisht rrethore deri në vitin 2050.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Shqiptarja e parë në Chat GPT, Mira Murati largohet nga kjo kompani

Shefja për teknologji e kompanisë OpenAI, Mira Murati, ditë...

“Shqiponjat fluturojnë përsëri” – Bad News Eagles konfirmojnë rikthimin

Bad News Eagles po rikthehen zyrtarisht dhe këtë e...

Çfarë tregon klasa e energjisë e ngrirësit: Një detaj që nuk e keni ditur dhe mund t’ju kursejë para

Klasa e energjisë është një karakteristikë teknike e ngrirësve...

Kush është shpikësi i telefonit celular pa tela?

Martin Cooper, inxhinier i Motorolas, është njeriu që shpiku...

A është më mirë ta fikim bojlerin apo ta mbajmë vazhdimisht të ndezur?

Kemi dëgjuar miliona herë që më mirë është të...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort