Zyra për informim e DRP në Prizren, njofton se zyrtarët policor më datën 03.10.2023 ka ndaluar një kamion me vozitës N.K. (viti i lindjes 1976,) i cili ishte duke nxjerrur zhavorr nga lumi në fshatin Piranë. Në lidhje me këtë është njoftuar Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë proceduar me rastin dhe i është ndaluar ushtrimi i veprimtarisë. Nga i dyshuari është konfiskuar mjeti transportues.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili rasti e ka cilësuar ‘’Ndotja, degradimi dhe shkatërrimi i mjedisit’’, thuhet në këtë njoftim të policisë.