Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje nga Prizreni, Artan Abrashi, ka hedhur dyshime ndaj letrës së terroristit Milan Radoiçiq, të cilën e autorizoi për ta bërë publike përmes avokatit të tij, për të shfajsuar shtetin serb e për ta marrë përsipër sulmin e 24 shtator në Bajskë të Leposaviçit.
Deputeti Abrashi gjithastu ka thënë se këso letra nga aq sa di unë shkruhen nga persona para se të varen.
Shkrimi i plotë i deputetit Abrashi:
A ka mundesi që ai fare nuk e ka shkruar këtë letër por dikush që duhet të shfajësojë vetën.
Këso letra nga aq sa di unë shkruhen nga persona para se të varen. Ose në emër të personave, ekzekutimi i të cilëve ose ka përfunduar ose është vulosur dhe ekzekutimi është çështje orësh a ditësh.