Instituti i Kosovës për Drejtësi ka publikuar emrat e kandidatëve për deputetë nga Nisma Socialdemokrate me aktakuza dhe dënime.
Sipas IKD-së, në listën zgjedhore të kësaj partie, nga 110 kandidatë për deputetë dy prej tyre janë dënuar me aktgjykim të formës së prerë në tri vitet e fundit.
Sipas huluimtimit, njëri është dënuar për veprën penale “Përdorim i armës” i dënuar me 2400 euro gjobe dhe tjetri me gjashtë 6 muaj burgim me kusht dhe 600 euro gjobë për “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.
“Po ashtu, njëri prej kandidatëve të dënuar në listën e Nismës Socialdemokrate ka një aktakuzë aktive për veprën penale ‘Lëndimi i lehtë trupor’, i cili rast me pajtimin e palëve ka shkuar në ndërmjetësim”, thotë IKD-ja.