Afër 30 mijë punëtorë që humbën punën gjatë pandemisë, mund të mos marrin 300 eurot që iu premtuan.
Ky ishte kushtëzimi i Partisë Demokratike të Kosovës, për të votuar Ligjin për Rimëkëmbje.
Në këmbim të votave të deputetëve të kësaj partie, atëkohë kryeministri Avdullah Hoti u zotua se do të plotësonte këtë kush.
Megjithatë, muaj më vonë duket se kjo marrëveshje mund të mos zbatohet.
Në Ministrinë e Financave dhe Tranfereve ditë më parë bënë të ditur se ky amandament nuk është mbuluar me mjete financiare në buxhetin e miratuar te vitit 2021.
Madje se kjo nuk është definitive e thane në një përgjigje për T7 edhe nga Zyra e Kryeministrit.
Qeveria e Kosovës është duke përgatitur planin e zbatimit të Programit për Rimëkëmbje Ekonomike për vitin 2021 i cili pritet të votohet në Qeveri në muajin janar 2021. Kriteret dhe mënyra e implementimit të masës për mbështetjen e punëtorëve të cilët kanë humbur vendin e punës si pasojë e pandemisë Covid 19 do të shpaloset në vendimin e qeverisë dhe për këtë publiku do të njoftohet me kohë.
Ndërkohë këtë si shumë shqetësuese e shohin nga Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat.
Jusuf Azemi kryetar i kësaj sindiake thotë se shpreson që një gjë e tillë të mos ndodhë.
Madje Azemi thote se edhe nëse ata vendoset të paguhen prap se prap numri i atyre që nuk do të jenë përfitues është i madh.
Mbi arsyet pse nuk nuk janë ndarë këto mjete nga ana e Qeverisë, nuk kanë përgjigje as nga nga opozita.
Eman Rrahmani nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje thotë se ky është një mos seriozitet nga ana e Qeverisë.
Ndryshe, Ligji për Rimëkëmbjen ekonomike parasheh kompensimin e punëtorëve të cilët kanë humbur vendin e punës për shkak të pandemisë.