- Reklama -

Borell në emër të 27 shteteve të BE-së: Zgjedhje të reja në 4 komunat, Asociacioni të nis pa vonesa

Në faqen e Këshillit Evropian është publikuar një deklaratë e Josep Borell në emër të 27 shteteve anëtare në të cilën dënohet ashpër “dhuna kundër qytetarëve, trupave të KFOR-it, forcave të rendit dhe mediave“

Në këtë deklaratë të Borell thuhet se “Dhuna mund të ishte shmangur dhe duhet shmangur”, raporton Express.

- Reklama -

Nga BE thonë se qëndrojnë fuqishëm pras misionit të NATO-s KFOR dhe misionit të BE-së EULEX në përmbushjen e mandateve të tyre përkatëse.

Nga BE i kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që menjëherë dhe pa kushte të marrin masa për de-përshkallëzimin e situatës, të ndalohet përdorimi i retorikës përçarëse dhe të përmbahen nga çdo veprim i mëtejshëm dhe i pakoordinuar.

“Qetësia duhet të rivendoset urgjentisht”, thuhet në reagim.

Nga BE-ja thonë se dështimi për të de-përshkallëzuar tensionet do të çojë në pasoja negative.

Nga Kosova kanë thënë se presin që të veprojë në mënyrë de-përshkallëzuese  dhe të pezullojë menjëherë operacionet policore në afërsi të komunave në veri dhe gjithashtu kërkojnë që kryetarët  t’i kryejnë përkohësisht detyra e tyre në objekte të tjera.

Gjithashtu kërkohet që zgjedhjet në katër komunat veriore të organizohe sa më shpejt, në mënyrë gjithpërfshirëse.

“Presim që serbët e Kosovës të marrin pjesë në këto zgjedhje”, thekson regimi i BE-së.

Brukseli ka shprehur shqetësimin për vendosjen në gatishmëri të ushtrisë nga Serbia dhe kanë kërkuar që të dy shtetet të organizohen për gjetjen e një zgjidhje të qënrduehsme për situatën në veri.

Gjithashtu kanë kërkuar zbatimin e marrëveshjes themelore dhe Aneksit, me theks të veçantë Asociacionin, duke thënë se duhet fillojë themelimi pa vonesa dhe pa parakushte të mëtejshme.

“Bashkimi Evropian pret që Kosova dhe Serbia të veprojnë me përgjegjësi dhe të angazhohen menjëherë në Dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për situatën në veri të Kosovës që garanton siguri, siguri dhe demokraci pjesëmarrëse për të gjithë qytetarët dhe hap rrugën për zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit dhe Aneksit të saj. Kjo përfshin fillimin pa ndonjë vonesë apo parakusht të mëtejshëm të punës për themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe”.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Komuna e Prizrenit publikon listën përfituese të atyre që kanë plotësuar kriteret për rregullimin e kulmeve

Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në komunën e...

Nis zgjerimi i rrugës Tetovë-Prizren

Komuna e Tetovës tashmë ka nisur punët rreth projektit...

ShSKUK: Viti 2024 ka shënuar rekord të rezultateve në fushën e Kardiologjisë Invazive

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), përkatësisht Klinika e...

Komuna e Prizrenit njofton të gjitha OJQ-të që veprojnë në fushën e shërbimeve sociale

Komuna e Prizrenit përkatësishtë Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort