Protestuesit kanë filluar të gjuajnë tym para ndërtesës së Qeverisë, teksa lideri i PSD-së, Dardan Molliqaj, po mbante fjalim.
Paraprakisht, kishin hequr flamujt e Kosovës para Qeverisë dhe vendosën flamuj të bardhë si simbol dorëzimi.
Protesta është thirrur nga PSD-ja për ta kundërshtuar Marrëveshjen e Ohrit, me të cilën ata thonë se kryeministri Albin Kurti pranoi krijimin e Asociacionit.