- Reklama -

Zyrtari i lartë amerikan arrin në Kosovë, pritet në takim nga Osmani

Presidentja  Vjosa Osmani ka pritur në takim Zëvendës Sekretarin e Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma.

Gjatë ditës së djeshme, ai ka qëndruar në Shqipëri, ndërsa pritet ta vizitojë edhe Serbinë, raporton EO.

- Reklama -

Para se ta niste vizitat, zyrtari i lartë amerikan deklaroi se mezi pret të udhëtojë në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, për të riafirmuar angazhimin e Shteteve të Bashkuara për ta çuar më tej bashkëpunimin ekonomik, qeverisjen demokratike dhe sundimin e ligjit.

“Mezi pres të udhëtoj në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi këtë javë për të riafirmuar angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të çuar më tej bashkëpunimin ekonomik, qeverisjen demokratike dhe sundimin e ligjit me vendet e Ballkanit Perëndimor”, shkroi Verma në “X”, transmeton Klankosova.tv.

Për vizitën e tij ka njoftuar edhe Departamenti Amerikan i Shtetit, i cili tha se gjatë vizitës së tij, ai do të diskutojë “për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, forcimin e qeverisjes dhe sundimit të ligjit, si dhe nxitjen e rritjes ekonomike dhe sigurisë energjetike për të mirën e të gjithë kosovarëve”.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Policia kërkon ndihmë për ta identifikuar e arrestuar këtë person

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për...

Reduktohen linjat e transmetimit, qytetarët do të paguajnë 70 milionë euro më shumë transport energjetik

Nga gjashtë linja transmetimi, u reduktuan në dy. Në këtë...

Arrestohet një person i kërkuar në Prizren, dënohet me tre vite burgim

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 17.01.2025, rreth...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort