Presidenti rus Vladimir Putin ka vizituar sot Krimenë në një formë për të shënuar nëntë vjetorin e uzurpimit të këtij gadishulli.
Rusia mori nën kontroll Krimenë në vitin 2014, derisa në vitin 2022 nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës, transmeton Telegrafi.
Ukraina thotë se do të luftojë për të dëbuar Rusinë nga Krimea dhe nga të gjitha territoret e tjera që Rusia ka pushtuar në luftën njëvjeçare.
Video të ndryshme tani janë publikuar të vizitës së Putinit në Krime.
https://twitter.com/Gerashchenko_en/status/1637091202813030402?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1637091202813030402%7Ctwgr%5E21c85d99e695f126cc44ab5c6c6afd5025be0400%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fputini-viziton-krimene-keshilltari-ukrainas-thote-se-calonte-kur-ecte-dhe-e-voziti-vete-makinen%2F
Anton Gerashchenko, këshilltari Ministrisë së Brendshme të Ukrainës publikoi disa video të vizitës së presidentit derisa thotë se po çalonte kur po ecte i shoqëruar.
Në njërën prej videove Putini shihet gjithashtu derisa u nis drejt makinës për ta vozitur vetë, ndërkaq Gerashchenko shkroi se ai e kishte vozitur vetë automjetin gjatë vizitës në Krime.