- Reklama -

Gjermania do të ndaloj rreptësisht përdorimin e produkteve teknologjike të prodhuara nga Kina

Gjermania planifikon të ndalojë operatorët e telekomunikacionit të përdorin komponentë të caktuar të prodhuar nga kompanitë kineze Huawei dhe ZTE në rrjetet 5G, me arsyetimin rreth sigurisë kombëtare.

Sipas medieve, ky ndalim mund të përfshijë komponentë të integruar tashmë në rrjete, duke kërkuar që operatorët t’i heqin dhe zëvendësojnë ato.

- Reklama -

Qeveria gjermane është në mes të një rivlerësimi më të gjerë të marrëdhënieve të saj me Kinën.

Megjithatë, asnjë operator nuk ishte ndaluar të përdorte disa komponentë nga kompanitë kineze në rrjetet e tyre 5G. Ndryshimi kryesor është se këto kontrolle të rrepta për rreziqet e mundshme të sigurisë tani zbatohen edhe për komponentët ekzistues në rrjetet e telekomunikacionit.

Gjithashtu bëhet e ditur se operatorët nuk do të kompensohen për pjesët që duhet të hiqen nga rrjeti dhe të zëvendësohen.

Një dokument i Ministrisë gjermane të Punëve të Brendshme mbi këtë rishikim, bën të qartë se një furnizues specifik mund të ndalohet të ofrojë komponentë kritikë nëse konsiderohet se kontrollohet drejtpërdrejt ose tërthorazi nga qeveria e një shteti tjetër.

Kritikët e Huaweit dhe ZTE-së thonë se lidhjet e tyre të ngushta me shërbimet e sigurisë së Pekinit nënkuptojnë se futja e tyre në rrjetet e kudogjendura të telefonisë mobile mund t’u japë spiunëve kinezë dhe madje edhe sabotatorëve qasje në infrastrukturën thelbësore të vendit.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës sot ka shpallur dënimin...

Ky shtet nis heqjen nga qarkullimi të kartëmonedhës 50 euro

Banka Qendrore e Spanjës ka urdhëruar tërheqjen nga qarkullimi...

Dënohet kosovarja: I ka vjedhur 30.000 franga plakës për të cilën kujdesej

Punonjësja e spitex-it ka vjedhur nga komodina e plakës...

Incidenti me armë zjarri në Prishtinë, një i vrarë e një i plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë, ku...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort