- Reklama -

Halim Mejzini dhe Bujar Zela në 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me ekspozitë personale në Baden të Austrisë

Në Baden të Austrisë, me rastin e 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, artistët e artit pamor, Bujar Zela dhe Halim Mejzini kanë hapur ekspozitën e tyre personale.

Ekspozita iu kushtua figurave të ndritura të kohës dhe personaliteteve të artit, muzikës dhe politikës kosovare të cilët dhanë kontribut të çmuar kombit shqiptar, gjatë viteve të rzistencës në forma të ndryshme me profesionet e tyre.

- Reklama -

Po kush janë Halim Mejzini dhe Bujar Zela

Halim Mejzini, u lind në fshatin Kosavë, komuna e Dragashit (Republika e Kosovës).
Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmën në gjimnazin “Frang Bardhi” në Mitrovicë
Halimi, qysh si nxënës fillorist ishte shoqëruar me përkushtimin dhe dashurinë për artet pamore. Pikërisht, ajo dashuri bëri që ai në kohët më të vështira për atdheun të udhëtonte deri në dhjetë kilometra, dy herë në javë, për të ndjekur ushtrimet në Klubin e Artistëve të rinj figurativë në Shkollën Fillore “Sezai Surroi”, te arsimtari i vetëm profesional i artit figurativ, I. Skenderi.

Në vitet 2004 – 2007 në Universitetin e Prishtinës studion Grafikën në klasën e profesorit Fatmir Krypa dhe e përfundon me notë mesatare 9.64, duke u shpërblyer me diplomën “Student i dalluar”. Kështu fiton edhe të drejtën e bursës nga Universiteti i Prishtinës.

Studimet postdiplomike i kryen në Vjenë të Austrisë dhe fiton titullin Magjistër i Artit. Gjatë studimeve në Vjenë ishte përfitues i bursës nga Ministria e Arsimit, shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës.

Dashuria dhe malli për atdheun, bëri që artisti të frymojë atdhetarisht përmes shprehjes figurative. Ai përveç vlerave artistike të shprehura përmes grafikës, vendosi t’i përkushtohet vizatimit të portreteve. Fillimisht, në vitet 2014 -2015, portertoi një numër të konsiderueshëm krijuesish letrarë nga vendëlindja, si kontribut me rastin e botimit të Monografisë “Luleborë Sharri”, me rastin e 25 vjetorit të veprimtarisë së Klubit Letrar “Luigj Gurakuqi” të Sharrit. Ndërkaq, krejt spontanisht, por me ndjenjen e mirënjohjes dhe falënderimit për personalitete që i dhanë krahun, udhëhoqen dhe ndihmuan rezistencën dhe luftën për liri të Kosovës, filloi të punojë portrete personalitetesh. Vizatoi portrete personalitetesh historike, heronj, politikanë e ushtarakë, prijës të levizjes paqësore dhe asaj ushtarake të luftës për liri e pavarësi; personalitete të kulturës, të artit e të letërsisë që identifikojnë vendlindjen dhe atdheun e tij të dashur.

Këto ditë, pikërisht në prag të shënimit të pesëmbëdhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Shoqëria Kulturo Artistike ” 17 Shkurti”në Baden të Austrisë, organizon dhe hap Ekspozitën e radhës së dy artistëve figurativë: Bujar Zela dhe Halim Mejzini.

Edhe me këtë rast festiv të shënimit të 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, gjithçka frymoi atdhetarisht!
Halim Mejzini, aktualisht jeton dhe vepron në Vjenë të Austrisë.

EKSPOZITAT PERSONALE:

2007 – Hani i 2 Robertëve – Prishtinë,
2011 – Zëri i Drurit – Vois of Lumber – Holzstimme, Vjenë, Austri,
2012 – Galeria e Ministrisë së Kulturës – Prishtinë,
2012 – Muzeu i Qytetit – Mitrovicë dhe
2015 – Ekspozitë personale – Vjenë.

PJESËMARRJE NË EKSPOZITA KOLEKTIVE:

-2002-2008, Shoqata e Artistëve – Mitrovicë,
-2006, Muaji i Kulturës – Ferizaj,
-2006, Ekspozitë Humanitare – Kampi Ushtarak Amerikan në Bonstil,
-2006, Rrugë pa fund – në Tiranë,
-2007-2009 Lessedra World Annual Mini Print,
-2009, Second International Prints for Peace 2009, Meksikë,
-2009, Guannlan Biennal 2009 Kinë, dhe
-2010, Lessedra World Annual Mini print, Sofje, Bullgari.
-2023, SHKA “17 Shurti” Baden, Ekspozitë me dy artistë: Bujar Zela e Halim Mejzini.

ÇMIMET E FITUARA:

-Diploma – “Student i dalluar” i Universitetit të Prishtinës,
-Mirënjohja – “Student i dalluar për grafikë”, Prishtinë,
-Certifikatë – “Guannlan Biennal” 2009 në Kinë,
-Çmimi i tretë – në Annualin e Grafikës Botërore “Lessedra World Annual Mini Print” në Bullgari dhe
-Certifikatë – për sukseset e treguara në Degën e Grafikës -nga Fakulteti i Arteve në Prishtinë.
BUJAR ZELA u lind në Tiranë më 1956. Ka mbaruar shkollën Artistike “Jordan Misja” në Tiranë. Më 1991 largohet nga Shqipëria për në Vjenë të Austrisë, ku jeton dhe vepron.

Nga veprimtaria artistike merret kryesisht më pikturë, pa e lënë anash edhe grafikën si gjini frymëzimi, me begatinë e saj të teknikave të shprehjes.

EKSPOZITAT NË TIRANË:

– 1973, Ekspzitë e Talenteve të reja, Pallati i Kulturës;
-1985, Ekspzitë Kombëtare;
-1986, Ekspozitë, Galeria e Arteve;
-1990, Oll Ali Kelmendi në Tiranë;
-2016, Muzeu Historik Kombëtar
EKSPOZITA NË VJENË (AUSTRI):
-1992 në Scheibbs;
-1995, Raiffensen Bank;
-2005,2009, 2010,2012, 2018, 2019, 2020 Vjenë, Austri.
-2017, Vjen Galeri KGAS;
Bujar Zela jeton dhe vepron artistikisht në Vjen të Austrisë.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Aksident tragjik në fshatin Pouskë të Prizrenit – humb jetën një 19-vjeçare

Një aksident tragjik trafiku ka ndodhur sot në orët...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join Unique Adventures – Exclusive Rewards

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort