- Reklama -

Reagon Avni Dehari: Rasti i Astritit gjithmonë përdoret për synime personale

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëkohësisht babai i të ndjerit Astrit Dehari, Avni Dehari ka reaguar pas akuzave të bashkëpartiakut Haki Abazi, i cili tha se ekzistojnë video-inçizimet, ku sipas tij shihet se kush i ka zhdukur mostrat e dosjes së tij.

Avni Dehari pyet se pasi  Abazi e ka ditur këtë më herët, pse nuk ka reaguar deri sot.

- Reklama -

“Rasti i mostrave ka ndodhur më 8.12.2022. Pyetni ata që tash ngritën pse kanë heshtur atëherë dhe pse duan të flasin tani për këtë rast”, deklaron ai.

Ai thotë se arsyet që po i përmend tash ai për mostrat  e zhdukura të Astritit janë vetëm synime personale.

“Nuk dua të lëshohem në rrafshin e atyre personave që rastin e Astritit dhe çdo rast tjetër e shfrytëzojnë për realizimin e synimeve personale”, u shpreh Dehari për Front Online, përcjell Klankosova.tv.

Mostrat e Deharit u zhdukën në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar.Nga puna u pezulluan katër zyrtarë të Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML).

Ndërkohë, Abazi tha se  Prokuroria Speciale duhet të marrë në pyetje kryeministrin Albin Kurti, Dejona Mihali, Albulena Haxhiun, Nazlie Balajn dhe Flutura Gogaj-Bajrami për rastin e mostrave të zhdukura.

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari u gjet i vdekur në qelinë e burgut në Prizren në nëntor të vitin 2016. Ai po mbahej i paraburgosur nën dyshimin se kishte kryer sulm ndaj ndërtesës së Kuvendit bashkë me disa aktivistë të tjerë. Mirëpo, Prokuroria këtë rast e pat cilësuar si vetëvrasje, meqenëse familja në vazhdimësi ka insistuar se bëhet fjalë për vrasje.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join Unique Adventures – Exclusive Rewards

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort