- Reklama -

Studentët kundër Asociacionit: Populli e përcakton fatin e shtetit

Studentja Alba Mala ka thënë se po protestojnë para institucioneve për t’iu treguar se nuk e pranojnë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Para protestuesve ajo ka shtuar se nuk pranohet ndarja dhe bashkimi bëhet vetëm me Shqipërinë.

- Reklama -

“Serbia në raport me shqiptarët ka të kaluar kriminale. Ne si studentë të kaluarën dhe historinë tonë nuk do ta harrojmë asnjëherë. Na ndan e na copëtuan vende historikisht … prandaj bashkim vetëm me Shqipërinë, jo ndarje e as nënshtrim. Me trupat tanë, me jetët tona do ta mbrojmë Republikën tonë të ndërtuar me aq mund e gjak. Nga ky tubim ju bëjmë me dije autoriteteve vendore dhe ndërkombëtare se ne nuk pranojmë themelim të Asociacionit”, ka thënë Mala.

Kurse, Blerand Beka, student, ka theksuar se është vullneti i popullit ai që e përcakton fatin e shtetit.

“Kosova është shtet demokratik dhe si i tillë është vullneti i popullit ai që e përcakton fatin e shtetit… Çka për studentët e Luginës? Shteti jonë multietnik nuk toleron asociacion monoetnik. Ndarja etnike nuk kontribuon në paqe. Përmes marshit përçojmë një mesazh, duam bashkëjetesë, harmoni, paqe… por jo vetëm”, deklaroi Beka.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort