- Reklama -

Ambasadori i SHBA bën thirrje për kursim të rrymës: Natën mbulohem me batanije shtesë

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka bërë thirrje që të kursehet energjia elektrike.

Përmes një videoadresimi, Hovenier ka thënë se duhet ta flasim hapur dhe ta pranojmë që në Kosovë ka krizë energjetike.

- Reklama -

Ai ka thënë se të gjithë ne mund të ndërmarrim hapa të vegjël për të kursyer në këtë kohë krize.

“Përderisa bashkësia ndërkombëtare punon për tu marrë me [krizën e energjisë] në shkallë të gjerë, përfshirë me partnerët tanë në Qeverinë e Kosovës, dëshiroj të vë në pah që të gjithë mund të ndërmarrim hapa të vegjël që na ndihmojnë për të kursyer energji dhe për t’i zvogëluar shpenzimet”, tha Hovenier.

“Në shtëpinë time, ngrohjen e kemi në shkallën më të ulët. Mbështillemi me triko, kurse natën mbulohemi me batanije shtesë për t’u ngrohur. I fikim dritat sa herë që dalim nga dhoma”, ka shtuar ai.

Ambasadori amerikan ka këshilluar që edhe pajisjet që nuk përdoren të ç’kyçen nga prizat.

“Këto janë gjëra të vogla, por kur i bëjmë të gjithë së bashku kemi ndikim të madh”.

Ai ka kujtuar se energjia është e mangët në Kosovë dhe qytetarët duhet kursejnë.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort