- Reklama -

Murati: Zbritjen e tatimit do ta përfshijmë në ligjin e ri

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se propozimi i tij që të bëhet zbritje e tatimit në pronë deri në 100 euro për faturën e vitit 2023, do të përfshihet në ligjin e ri.

Në një shkrim në Facebook, Murati iu ka përgjigjur deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, e cila publikoi një letër në të cilën Ministria e Financave iu përgjigj një komune se komunat s’kanë të drejtë të falin tatime.

- Reklama -

“Ministria demanton ministrin dhe e bën CC: Komunat nuk kanë të drejtë të falin tatime – propozimin e Muratit e hedhë poshtë ministria e tij. Çdo ditë po e dëshmojnë se janë Qeveri praktikantësh”, ka shkruar Bajrami në Facebook.

Ndërkaq, ministri Murati ka thënë se qëndrimet e tij janë të njëjta me ato të Departamentit Ligjor të MFPT-së. Ai ka thënë se javën tjetër do të nisin procedurat për projektligjin e ri.

“Atë çfarë kam thënë unë, e ka thënë edhe Departamenti Ligjor i MFPT-së: – që dispozitën për zbritjen e tatimit në pronë deri në 100 euro për faturën e vitit 2023 do ta përfshijmë në ligjin e ri. ⚡️Meqenëse tashmë janë bërë disa komuna që kanë mbështetur këtë nismë, ne si ministri, qysh javën që vjen do të nisim procedurat fillimisht duke lëshuar projektligjin për konsultime të brendshme, e pastaj edhe për konsultime publike, dhe pas kësaj do ta dërgojmë për miratim në Qeveri”, ka shkruar Murati.

Ishin degët e Vetëvendosjes nëpër komuna ato që iniciuan nëpër kuvende komunale që të bëhet falja e deri 100 eurove në tatimin në pronë për vitin 2023.

Ngritja e tatimit në pronë sivjet ka nxitur reagime të shumta te qytetarët. Ata janë alarmuar kur faturat u erdhën në vlerën mbi dyfish në krahasim me vitin e shkuar. Komunat patën akuzuar Ministrinë për rivlerësimin e pronave, e Ministria thoshte se komunat kanë qenë në dijeni se qytetarët do të paguajnë më shumë sivjet.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort