- Reklama -

LDK-ja vendos ta bojkotojë Radio Televizionin e Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë se do ta bojkotojë prezencën në Radio Televizionin e Kosovës (RTK) deri në anulimin e procesit të përzgjedhjes së drejtorit të ri për tri kanalet shqip.

Përmes një komunikate për media të premten, kjo parti ka vlerësuar se përzgjedhjA, siç e ka quajtur, e një aktivisti politik në krye të kanaleve shqip në RTK është kapje e plotë e mediumit.

- Reklama -

“Lidhja Demokratike e Kosovës konsideron se përzgjedhja e një aktivisti politik në krye të kanaleve shqip në RTK është kapje e plotë e këtij institucioni publik i cili po shndërrohet në mjet propagande për pushtetin. LDK ka reaguar rreth kësaj përzgjedhje dhe deri në anulimin e këtij procesi me të gjitha strukturat e saj udhëheqëse do ta bojkotojë prezencën në këtë kanal publik”, thuhet në njoftim.

Përveç kësaj, LDK-ja u ka bërë thirrje edhe partive të tjera dhe organizatave vendore e të huaja që ta bëjnë të njëjtën gjë.

“LDK po ashtu i bën thirrje të gjithë akterëve të tjerë, subjekteve politike e organizatave vendore e ndërkombëtare si dhe figurave të pavarura që të ndjekin një hap të tillë. LDK solidarizohet me gazetarët dhe të gjithë punëtorët që kanë punuar shumë dhe kanë informuar të gjithë qytetarët tanë drejtë dhe në mënyrë të pavarur”, thuhet në komunikatë.

Bordi i Radio Televizionit të Kosovës (RTK) ka zgjedhur të martën Rilind Gërvallën drejtor të RTK-së për kanalet shqip (1,3 dhe 4).

Gërvalla është konsideruar aktivist i partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje. Nga Bordi i Radio Televizionit të Kosovës i thanë KOHËS se Gërvalla nuk ka qenë pjesë e këtij subjekti.

“Lidhur me raportimet që janë bërë, Administrata e RTK-së ka kërkuar nga subjekti në fjalë informacione nëse kandidati ka qenë pjesë e Këshillit Organizativ, apo ndonjë strukture tjetër, siç është cekur me ligj. Nga ai subjekt (Vetëvendosje v.j.) ka ardhur konfirmimi që i njëjti nuk ka qenë në këto struktura”, deklaroi Besnik Boletini, anëtar i Bordit.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort