- Reklama -

Tahiri në KiE: S’do ta lejojmë regjimin serb që përmes grupit “WAGNER” ta sulmojë Kosovën

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, ku të drejtë fjale pati edhe Kosova.

Deputeti nga radhët e Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se Republika e Kosovës është e përkushtuar ndaj vlerave dhe standardeve të Këshillit të Evropës dhe se pret që bëhet anëtarja e 47-të e KiE-së.

- Reklama -

Tutje, ai ka thënë se regjimi i Serbisë nuk do të lejohet që përmes grupit “WAGNER” ta sulmojë Kosovën.

“Republika e Kosovës është e përkushtuar ndaj standardeve të Këshillit të Evropës. Ne kemi bashkëpunuar në këtë drejtim edhe pse nuk kemi qenë anëtare. Ne po presim të jemi vendi anëtar i 47-të i KiE-së”.

Deputeti Tahiri ka theksuar se Qeveria e Kosovës, duke përfshirë partitë opozitare, plotësisht e mbështesin dialogun me Serbinë.

“Qeveria e Kosovë ka marrë rol legal për t’i parandaluar targat ilegale të lëshuara nga Serbia, si pasojë ata kanë vendosur barrikada, kanë sulmuar KFOR-in, EULEX-in dhe Policinë e Kosovës”.

“Pse na nevojiten tensione vetëm 40 kilometra larg kryeqytetin tonë?. Ne kemi pasur një luftë të tmerrshme, the falë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ndihmës së NATO-s e BE-së kemi arritur fitoren. Ne gjithmonë do të jemi mirënjohës për mbështetjen që na e ofroi BE-ja”.

“Ne e dimë se si është te jesh minoritet dhe nuk frikohemi nga pakicat serbe, por ne nuk do ta lejojmë regjimin serb që përmes ndikimit rus dhe përmes grupit “WAGNER” ta sulmojë vendin tonë”.

Ai po ashtu ka shtuar se populli i Kosovës gjithmonë do të jetë i rreshtuar me Bashkimin Evropian dhe vlerat evropiane.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort