Qendra Sportive “Sezai Surroi” në Prizren është në rinovim e sipër.
Sot kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka vizituar ambientet e Qendrës Sportive për të parë nga afër se si po zhvillohen punët në këtë objekt.
Njoftimi i plotë:
Rinovimi i Qendrës Sportive “Sezai Surroi” (zyrave administrative, ndriçimit, ndërrimit të plafonit, ndërrimit të ulëseve, izolimin e tarracave etj.) po vazhdon me intensitet dhe cilësi të lartë, që sa më parë sportistët e tifozët t’i kthehen parketit dhe ambienteve të tjera të këtij objekti.🥇