- Reklama -

Britania do t’i çojë në Ukrainë tanket si ato që u përdorën në Kosovë

Britania e Madhe do t’i dërgojë në Ukrainë disa prej tankeve kryesore të luftërave, krahas përkrahjes shtesë të artilerisë, ka bërë të ditur kryeministri Rishi Sunak. Tanket që pritet të dërgohen në Ukrainë, për mbrojtje nga pushtimi rus, ishin vendosur edhe në Kosovë me ndërhyrjen e NATO-s.

Siç ka bërë të ditur një zëdhënës i kryeministrit britanik, të shtunën në një bisedë telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, Sunaku “ka vënë në pah ambiciet e Britanisë së Madhe për të intensifikuar mbështetjen për Ukrainën, nëpërmjet ofrimit të tankeve ‘Challenger 2’ dhe sistemeve shtesë të artilerisë”.

- Reklama -

“Reuters” shkruan se Britania edhe më herët ka bërë të ditur se do të koordinohet me Gjermaninë, Francën dhe Shtetet e Bashkuara për t’i ofruar automjete mbrojtëse Ukrainës.

Disa tanke pritet të dorëzohen së shpejti, për herë të parë nga një ushtri perëndimore, ka shkruar “SkyNews”.

Ambasada e Rusisë në Londër ka thënë se ky vendim zvarritë konfrontimet, shpie në më shumë viktima, përfshirë civilët, dhe është dëshmi e “përfshirjes së qartë në rritje të Londrës në konflikt”.

“Sa u përket tankeve ‘Challenger 2’, nuk kanë gjasa ta ndihmojnë Ushtrinë e Ukrainës për të kthyer terren në fushëbetejë, por ato do të bëhen objektiv i madh për artilerinë ruse”, ka thënë Ambasada e Rusisë, sipas komenteve të cituara nga agjencia ruse e lajmeve “TASS”.

“Challenger 2” janë tanke të krijuara për të sulmuar tanke të tjera. I shërbejnë Ushtrisë së Britanisë që nga viti 1994. Ato janë dërguar për beteja në Kosovë, Bosnje e Hercegovinë dhe Irak, sipas Ushtrisë së Britanisë.

Në Ukrainë kanë falënderuar britanikët për pakon e re mbrojtëse.

“Është kontribut i rëndësishëm për mbrojtjen e lirisë dhe demokracisë në Evropë. Jemi falënderues ndaj Rishi Sunakut dhe popullit britanik për ndihmën e tyre”, ka thënë Andriy Yermak, shef i stafit të presidencës ukrainase.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort