Synimi i Qeverisë: Për 7 vjet, 30 për qind e veturave të jenë elektrike

Qeveria e Kosovës ka thënë se synohet që deri në vitin 2030, 30 për qind e flotës së automjeteve në vend të jenë elektrike apo hibride, që nuk ndotin ambientin. Ministri i Mjedisit, Liburn Aliu, e ka lidhur këtë synim teksa ka prezantuar konceptdokumentin për Fushën e Automjeteve dhe Strategjinë e Transportit Multimodal për vitet 2023-2030.

Në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë, Aliu ka thënë se Kosova synon të kyçet në rrjetin e transportit me vendet tjera.

“Nga kjo strategji do të dalin projekte të rëndësishme që kanë të bëjnë me fushën e hekurudhave në veçanti. Kjo strategji do të ndihmojë që Kosova të arrijë që të zbusë emisionet nga ana e transportit dhe të sigurojë sigurinë në trafik. Siguria në trafik, të qenit i kyçur si rrjet dhe ndërlidhja e qartë e transporteve brenda vendit”, ka thënë Aliu.

Ai ka thënë se “synohet që në importimin e veturave në të ardhmen, t’i kushtohet rëndësi e veçantë veturave elektrike dhe hibride.

“Sipas këtij koncepti, synohet që në importimin e veturave të ardhmen t’u kushtohet rëndësi transportit elektrik në mënyrë që deri në vitin 2030, 30 për qind e flotës së automjeteve në vendin tonë të jenë elektrike dhe hibride. Na afrojnë më afër BE-së dhe na ofrojnë ambient më të pastër e krijojnë përgjegjësi te qytetarët karshi mjedisit”, ka thënë ai duke sqaruar se për veturat që emetojnë gazra do të ketë taksë më të madhe se për ato që nuk emetojnë.

Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Proton Cable Prizreni mposhtet me rezultat të thellë nga Peja

Të dielen në “Sezai Surroi”, KB Proton Cable Prizreni...

Ndërron jetë afaristi dhe humanisti Haxhi Kemajl Jonuzi

Ka ndërruar jetë në moshën 73 vjçare afaristi dhe...

Osmani uron Milanoviqin për rizgjedhjen president i Kroacisë: Do të forcojmë partneritetin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Zoran Milanoviqin...

Riho Terras, pritet të emërohet raportuesi i ri i PE-së për Kosovën

Eurodeputeti nga Estonia, Riho Terras, pritet të emërohet raportues...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort