Kryeministri Kurti: 2023-ta, vit i ekonomisë, arsimit e barazisë

Qeveria e Kosovës, po mban mbledhjen e parë për këtë vit.

Kurti gjatë fjalimit të tij ka thënë se angazhimi, puna dhe rezultatet në vitin 2022 duhet të jenë minimumi i angazhimit, punës dhe rezultateve të vitit 2023.

“Le ta vazhdojmë pra garën me vetën, me bindjen se potenciali ynë është më i madh se sa aktualiteti që e kemi. Ia kemi filluar mbarë, që në ditën e tretë të vitit, e para se të mbërrijmë në gjysmën e mandatit tonë, realizuam premtimin për shtesa për të gjithë fëmijët nën moshën 16 vjeçare. Kurse sot, në javën e dytë e në mbledhjen e parë për këtë vit, kemi në rend të ditës miratimin e Projektligjit për Investime të Qëndrueshme. Nëpërmjet tij, synojmë që të mbrojmë dhe tërheqim investimet, vendosim bazën për të përkrahur industrinë vendore dhe punësimin e qëndrueshëm, të fuqizojmë rininë dhe gratë, si dhe të thellojmë bashkëpunimin me mërgatën tonë”, ka theksuar Kurti.

Ai ka thënë se “me mbrojtjen, ekonominë, demokracinë dhe shtetin ligjor në binar, si dhe me buxhetin për këtë vit tashmë të miratuar në Kuvend, në vitin 2023 kemi hyrë me më shumë siguri, me më shumë besim për të ardhmen, të cilën e synojmë dhe të ardhmen, të cilën e meritojmë”.

“Zelli dhe angazhimi ynë për të realizuar programin qeverisës dhe për të jetësuar reformat e thella e transformuese nuk do të pushojë as edhe për një ditë. Viti 2023 do të jetë më shumë për arsimin, shëndetësinë, ushtrinë, bujqësinë, ekonominë e kulturën, vit i edukimit, shëndetit, barazisë, drejtësisë, mirëqenies, sigurisë, prodhimit dhe zhvillimit ekonomik e shoqëror, vit i të gjithë qytetarëve dhe për Republikën. Sfidave do t’iu japim përgjigje. Vështirësitë do t’i kthejmë në mundësi. E përballja me to do të na definojë si popull, si shoqëri e si shtet”, ka nënvizuar Kurti.

Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Moti për javën e ardhshme, IHMK: Shmangni udhëtimet e panevojshme, reshjet do të vazhdojnë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se cikloni i...

Ndërron jetë afaristi dhe humanisti Haxhi Kemajl Jonuzi

Ka ndërruar jetë në moshën 73 vjçare afaristi dhe...

O’Brien: Kosova dhe Serbia të bëjnë lëvizje për hir të integrimit të tyre evropian

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James...

LDK-së në Prizren i bashkohet ish-komandanti i UÇK-së, Nexhmedin Kastrati

LDK në Prizren, përmes një postimi në Facebook, ka...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort