- Reklama -

Mbi 13 mijë mërgimtarë e lanë Shqipërinë të mërkurën pas përfundimit të festave të fundvitit

Mbi 13 mijë mërgimtarë u larguan këtë të mërkurë nga Shqipëria, pas përfundimit të festave të fundvitit.

Edhe shqiptarët që kanë preferuar të festonin jashtë vendit tashmë po vijnë drejt Shqipërisë.

- Reklama -

Prej disa ditësh në pikat kufitare ka nisur fluksi i lëvizjeve.

Në Kakavijë gjatë 24 orëve të fundit janë larguar për në Greqi, 5,015 qytetarë, teksa 3,258 të tjerë kanë ardhur drejt Shqipërisë.

Edhe në Kapshticë, numri i qytetareve që lënë Shqipërinë është i lartë. Sipas të dhënave të autoriteteve gjatë së hënës u larguan drejt vendit fqinj 5,192 persona, ndërsa 2,591 qytetarë hynë në territorin shqiptar.

Gjithashtu edhe në Qafë-Thanë kanë dalë 3,153 qytetarë dhe kanë hyrë 2,832.

Të shumtë ishin edhe ata që u larguan drejt Malit të Zi nga pika e kalimit kufitar të Muriqanit.

Për të shmangur radhët e gjata policia kufitare ka shtuar numrin e sporteleve në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Sipas Policisë së Shtetit, kjo ka bërë që të mos ketë vonesa për udhëtarët.

Fluksi ka nisur edhe në Portin e Durrësit, ku që prej fillimit të vitit janë larguar mbi 7 mijë shtetas. Vetëm këtë të mërkurë pritet të largohen mbi 3 mijë. Në shërbim të udhëtarëve janë vënë në dispozicion 26 sportele.

Të shumtë kanë qenë edhe qytetarët e ardhur përmes Portit të Vlorës, që këtë fundvit ka pritur numrin më të lartë të qytetarëve në hyrje që nga 2019./tvklan.al/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort