- Reklama -

Qeveria ndan 20 milionë euro për KEK-un e 17.5 për KOSTT-in

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se në mbledhjen elektronike të mbajtur të premten, ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Ekonomisë për siguri të furnizimit me energji elektrike dhe mbrojtje të sistemit energjetik.

Sipas njoftimit të Qeverisë gjithsej janë ndarë 37 milionë e 500 mijë euro, nga të cilat 20 milionë euro janë ndatë për Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) dhe 17 milionë e 500 mijë për Operatorin e Sistemit të Transmisionit dhe Tregut (KOSTT).

- Reklama -

“20 milionë euro janë ndarë për Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), me rastin e vendosjes së Obligimit të Shërbimit Publik nga Qeveria e Republikës së Kosovës, si dhe 17 milionë e 500 mijë euro janë ndarë për Operatorin e Sistemit të Transmisionit dhe Tregut (KOSTT), për pagesa të borxheve ndaj Rrjetit Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit të Energjisë Elektrike”, thuhet në njoftimin e Qeverisë. Mjetet sipas këtij vendimi merren nga kursimet buxhetore.

“Ky vendim shërben në zbatim të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës me numër 02/117 përmes të cilit, në bazë të interesit publik, KEK-ut, si ndërmarrje publike e energjisë, i është vendosur obligimi për shërbim publik për të ndihmuar sigurinë e furnizimit me energji elektrike dhe shmangien e devijimeve në sistemin energjetik të Kosovës, për periudhën 1 janar 2023 deri më 15 mars 2023 deri në 185 GËh, në rastet kur nuk plotësohen të gjitha kërkesat e furnizimit me energji elektrike”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit KEK-u obligohet të importojë mungesën e sasisë së energjisë elektrike atëherë kur kapacitetet vendore gjeneruese dhe importi i siguruar nga ndërmarrjet tjera të energjisë është i pamjaftueshëm për të mbuluar të gjithë kërkesën e Kosovës për energji elektrike.

“Vendimi në të njëjtën kohë i përgjigjet kërkesës me Nr.prot.1704, të pranuar nga KOSTT, për pagesa të borxheve ndaj Rrjetit Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit të Energjisë Elektrike, si dhe kërkesës së Ministrisë së Ekonomisë me Nr.prot. 3733”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

Aksident tragjik në fshatin Pouskë të Prizrenit – humb jetën një 19-vjeçare

Një aksident tragjik trafiku ka ndodhur sot në orët...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort